Quantcast
Channel: Lezha Online » fituesit
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2

Llotaria Amerikane

$
0
0
Llotaria Amerikane, aplikimet, pergjigjet, fituesit

Llotaria Amerikane, aplikimet, pergjigjet, fituesit

Aplikimi per llotarine Amerikane eshte pa pagese. Sapo ka filluar llotaria amerikane per vitin 2012. Regjistrimet behen online nga data 5 Tetor deri me 3 Nentor.

Per tu rregjistruar ne llotarine amerikane per vitin 2012 kliko ne linkun e meposhtem.

Kliko ketu per te ne adresa zyrtare per te aplikuar…

Llotaria Amerikane, aplikimet, pergjigjet, fituesit

Ndersa per ato qe kane aplikur per DV 2012, Pas dates 1 Korrik kane mundesi te shikojne se ne cfare statusi eshte aplikimi i tyre per llotarine amerikane, dhe si mund te kontrollojne statusin e tyre.

Kliko ketu per te kontrolluar statusin…

Per menyrat e aplikimit dhe rregullat e llotarise amerikane ne gjuhen shqipe shiko me poshte:

Kliko ketu per te lexuar rregullat e aplikimit te llotarise amerikane…

Është shumë e rëndësishme që ju të shqyrtoni rregullat e llotarise përpara se të plotësoni regjistrimin tuaj. Gabimet në procesin e aplikimit si për shëmbull mos përfshirja e bashkëshortit/es tuaj apo të të gjithë fëmijëve tuaj ligjor ose të regjistroheni disa herë do të rezultojë në përjashtimin e aplikimit tuaj. Përveç kësaj, kërkesat për edukimin dhe profesionin e punës për t’u kualifikuar për një vizë të llotarisë janë shumë strikte; ju lutemi shqyrtoni kërkesat e me kujdes përpara se të vendosni për t’u regjistruar.

Kerkoni ndihme per aplikimin e llotarise amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon kandidatët të plotësojnë formularin e regjistrimit pa ndihmën e “Këshilluesve të Vizave,” “Agjentëve të Vizave,” apo individë të tjerë që ofrojnë për të paraqitur një regjistrim në emër të aplikuesit. Nëse ju përdorni shërbimet e dikujt tjetër për të plotësuar formularin tuaj të regjistrimit, ju duhet të jeni i pranishëm kur regjistrimi është duke u përgatitur, dhe ju duhet të mbani faqen e konfirmimit që ka një numër unik konfirmi. Lehtësuesit mund të përpiqen të mos ju a japin numrin e konfirmimit në mënyrë që t’ju bëjnë një kërkesë të paligjshme për para në këmbim të njoftimit që ju mund t’a merrnit drejtpërdrejtë në momentin e konfirmimit të regjistrimit.

Njoftimi i fituesve te llotarise amerikane

Të gjithë regjistruesit e llotarise amerikane, duhet të shikojnë Statusin e tyre nëpërmjet faqes së Internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo. Të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” duke filluar nga 1 Maj e vitit pasardhes në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi ku dhe do t’ju jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit te Regjistrimit te llotarise amerikane “Entry Status Check” do të jetë i vetmi mjet me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen. Ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail. Ata individë që NUK janë përzgjedhur do t’a kuptojnë vetëm duke parë statusin e tyre në Internet sipas Kontrollit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check”.

Kujdes mashtrimeve: Aplikimi i llotarise amerikane eshte pa pagese.

Disa nga faqet e Internetit mund të përpiqen t’ju çorjentojnë duke menduar se ata janë faqet zyrtare të Internetit për Llotarinë Amerikane. Ata mund të përpiqet t’ju kërkojnë që të paguani për shërbime të tilla si formular dhe informacion, të cilat janë falas në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit apo në atë të Ambasadës. Disa kompani kërkojnë të holla në mënyrë që të plotësoni formularin e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit për llotarinë. Fituesit do të njoftohen vetëm nëpërmjet kontrollimit të statusin duke filluar nga data 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/, dhe nuk është e nevojshme për të përdorur ndonjë lehtësues për të aplikuar për vizë llotarie. / © Lezha.Eu /


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2

Latest Images

Trending Articles